Man. United nuk njeh kufij në merkato, 120 milionë paundë për ish-yllin e Man. City

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, pasi Michael Carrick do të jetë i përkohshëm në stolin e “Djajve të Kuq” dhe pritet të largohet në fund të sezonit, drejtuesit e Manchester United kanë filluar që tani të mendojnë për merkaton e verës.

Mediet angleze bëjnë me dije se objektivi madhor i Manchester United për verën e ardhshme do të jetë Cole Palmer, i cili nuk është se po kalon momente të mira te Chelsea dhe është gati të rikthehet në qytetin e tij, aty ku më parë ka qenë te rivalët e United, pikërisht te Manchester City.

Largimi i tij nga Chelsea nuk do të jetë edhe aq i lehtë, duke ditur që ka një kontratë afatgjatë me “Blutë” deri në vitin 2033, megjithatë “Djajtë e Kuq” do të porovojnë shanset e tyre për sulmuesin anglez dhe sipas burimeve të ndryshme janë të gatshëm të ofrojnë deri në 120 milionë paundë për Cole Palmer.

The post Man. United nuk njeh kufij në merkato, 120 milionë paundë për ish-yllin e Man. City appeared first on Telesport.