Man. United i prish planet Barcelonës, 60 milionë euro për yllin e ri të Benfica-s

Sulmuesi anësor i Benfica-s, Andreas Schjelderup, do të jetë një nga emrat protagonistë të merkatos së ardhshme. Interesi për 21-vjeçarin norvegjez sa vjen e po shtohet.

Përveç Barcelonës që ka kohë që po e monitoron me kujdes situatën e Schjelderup, së fundmi në garë për sulmuesin e ri norvegjez është futur edhe Manchester United.

Mediet angleze bëjnë me dije se “Djajtë e Kuq” e kanë objektiv kryesor transferimin e Schjelderup gjatë verës dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë bindëse për Benfica-n, që është shifra 60 milionë euro.

Schjelderup është nën kontratë me klubin portugez deri në qershor të vitit 2028. Këtë sezon ai ka shënaur 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste, pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha dhe jo më kot e kërkojnë dy klube gjigante si Man. United dhe Barcelona.

The post Man. United i prish planet Barcelonës, 60 milionë euro për yllin e ri të Benfica-s appeared first on Telesport.