Man. United hidhet në “sulm” për “italianin” e Gjermanisë. Kushton 50 milionë euro

Manchester United ka piketuar Nicolo Tresoldi-n si përforcimin ideal për sulmin e tyre për sezonin e ri. Sipas VoetbalNieuës, “Djajtë e Kuq” kanë nisur negociatat me Club Brugge, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta.

21-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar me 23 gola dhe 9 asiste në 58 ndeshje. Tresoldi ka lindur në Itali, po në vitin 2017 u shpërngul me familjen në Hannover dhe nga aty ka përfaqësuar moshat e Gjermanisë.

Tresoldi është nën kontratë me Club Brruge deri në vitin 2029, por largimi i tij nga belgët këtë verë është thuajse i sigurt. Dhe destinacioni më i mundshëm për 21-vjeçarin për momentin duket se është Manchester United. Kosto e transferimit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro.

The post Man. United hidhet në “sulm” për “italianin” e Gjermanisë. Kushton 50 milionë euro appeared first on Telesport.