Man. United gati të bëjë çmendurinë për të “paprekshmin” e Barcelonës, 100 milionë euro oferta e parë

Fermin Lopez po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm te Barcelona, ku tashmë është një titullar i padiskutueshëm dhe ka shënuar 12 gola si dhe ka dhënë 16 asiste në 39 ndeshje.

Verën e kaluar, Fermin Lopez ishte pranë largimit nga Barcelona, ku pati ofertë konkrete nga Chelsea, por shifra 40 milionë euro e ofruar nga “Blutë”, nuk kishte si të merrej parasysh nga katalanasit, që prisnin një shifër mbi 70 milionë euro.

Me formën e treguar këtë sezon, vlera e Fermin Lopez është rritur akoma edhe më shumë, po ashtu edhe interesi ndaj tij. Sipas “El Chiringuito”, Manchester United është gati të shpenzojë deri në 100 milionë euro për 22-vjeçarin spanjoll.

Kujtojmë se Fermin Lopez rinovoi me katalanasit deri në vitin 2031, vetëm pak kohë më parë. Ndaj, largimi i tij nga Barcelona këtë verë duket shumë i vështirë, pavarësisht se shifra 100 milionë euro është tunduese.

The post Man. United gati të bëjë çmendurinë për të “paprekshmin” e Barcelonës, 100 milionë euro oferta e parë appeared first on Telesport.