Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

Te Manchester City po bëhen gati për t’u ndarë me Pep Guardiolën. Cikli i trajnerit spanjoll duket se është drejt fundit, ndaj dhe “Qytetarët” po përgatiten që tani për të gjetur pasuesin e denjë të Guardiolës.

Mediet angleze raportojnë se Manchester City ka zgjedhur Vincent Kompany si pasuesin e Guardiolës, trajneri belg i cili po bën mjaft mirë këtë sezon te Bayern Munich, duke vendosur edhe rekorde të shumta.

Edhe pse Kompany rinovoi vetëm pak ditë më parë me Bayern deri në vitin 2029, te City shpresojnë që me largimin e Guardiolës në verën e vitit 2027, pra në fund të sezonit të ardhshëm, belgu të jetë trajneri i tyre i ri.

Edhe pse rinovoi me Bayern, në rast se Kompany dështon të fitojë Champions League me bavarezët, largimi i tij nuk do të ishte aspak befasi.

The post Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura appeared first on Telesport.