Man. City turpërohet në Norvegji, Bodo/Glimt merr fitoren e parë në Champions League për këtë sezon (video)

Bodo/Glimt ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit për këtë fazë. Norvegjezët fituan 3-1 ndaj Manchester City, në ndeshje që ata do ta mbajnë mend gjatë.

Në minutën e 22-të, Kasper Høgh shënoi me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ole Blomberg. E njëjta skenë përsëritet pas më pak se dy minutash. Aksion i shpejtë i norvegjezëve, Blomberg asiston, Hogh dyfishon shifrat me një goditje plot klas brenda zonës, duke mposhtur Donnarumma-n për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Bodo/Glimt.

Në minutën e 58-të, pas një topi të humbur nga Rodri, dhe një kundërsulmi të shpejtë të norvegjezëve, ishte Jens Hauge, ish-sulmuesi i Milanit , i cili pasi depërtoi bukur në zonë, shënoi një supergol.

Në minutën e 60-të, Manchester City reagoi duke shënuar golin e parë me Rayan Cherki. Francezi shënoi pas asistit të marrë nga O’Reilly. Kur pritej që gjërat të përmirësoheshin për Man. City pas golit të shënuar, ndodhi e kundërta.

Rodri ndëshkohet dy herë brenda një minute me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit dhe lë anglezët me 1 lojtar më pak në fushë.

Pak minuta më pas, Bodo/Glimt i afrohet golit të katërt, por shtylla shpëton City-n. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Bodo/Glimt fiton 3-1 dhe renditet në vendin e 26-të me 6 pikë, duke pasur shumë pak shanse për të siguruar biletën për në play-off. Norvegjezët duhet të fitojnë me patjetër në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Atletico Madridit dhe rivalët përreth të gabojnë. Manchester City renditet aktualisht në vendin e 4-të me 13 pikë, por me përfundimin e dneshjeve të tjera, renditja e “Qyetetarëve” do të ndryshojë.

SHIKOGOLAT

The post Man. City turpërohet në Norvegji, Bodo/Glimt merr fitoren e parë në Champions League për këtë sezon (video) appeared first on Telesport.