Man. City rikthehet te fitorja, Semenyo shkruan historinë. Broja e nis titullar, Burnley-t i shpëton fitorja nga duart në fund (video)

Pas 4 javësh pa fitore, 3 barazime rresht dhe humbjes në derbin ndaj Manchester United, Manchester City ka bërë detyrën sot në “Etihad”, ku fitoi 2-0 ndaj Wolves të vendit të fundit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Omar Marmoush shënoi për vendasit që në minutën e 6-të, egjiptiani gjeti golin pas krosimit perfekt të Matheus Nunes në krah. SHIKOGOLIN

Në fund të pjesës së parë, Antoine Semenyo dyfishoi shifrat me një gol të bukur, me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Bernardo Silva. SHIKOGOLIN

Semenyo i transferuar gjatë merkatos së janarit, shkruan historinë për City-n, pasi ka debutuar me gol në 3 kompeticione të ndryshme: Fa Cup, Kupa Carabao dhe Premier League. Rezultati final, 2-o për Man. City, që aktualisht renditet në vendin e dytë me 46 pikë.

Në sfidat e tjera, Burnely barazoi 2-2 ndaj Tottenham. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Armando Broja e nisi titullar dhe luajti për 69 minuta, zëvendësuesi i tij Lyle Foster shënoi golin e avantazhit të përkohshëm të vendasve, pak minuta pasi ishte futur në fushë. Tentativa e parë e tij u ndal nga Vicario, por jo e dyta. Tottenham barazon shifrat në minutën e 90-të me Cristian Romero, i cili shënoi me kokë. SHIKOGOLIN

Në sfidën tjetër, Fulham bëri përmbysjen e madhe duke fituar 2-1 ndaj Brighton në “Craven Cottage”. Golat e fitoees për vendasit u shënuan në pjesën e dytë, me Samuel Chukwueze dhe Harry Wilson.

The post Man. City rikthehet te fitorja, Semenyo shkruan historinë. Broja e nis titullar, Burnley-t i shpëton fitorja nga duart në fund (video) appeared first on Telesport.