Man. City po “ngrin” në Norvegji, pëson dy gola për dy minuta (video)

Manchester City po befasohet pas 25 minutave të para në transfertën delikate ndaj Bodo Glimt, për raundin e shtatë në Champions League. Norvegjezët po udhëheqin 2-0, falë dy golave të shpejtë për më pak se dy minuta.

Në minutën e 22-të, Kasper Høgh shënoi me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ole Blomberg. E njëjta skenë përsëritet pas më pak se dy minutash. Aksion i shpejtë i norvegjezëve, Blomberg asiston, Hogh dyfishon shifrat me një goditje plot klas brenda zonës, duke mposhtur Donnarumma-n për herë të dytë.

Pep Guardiola nuk iu beson dot syve, megjithatë “Qytetarët” kanë ende minuta në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

SHIKOGOLI1

SHIKOGOLI2

The post Man. City po “ngrin” në Norvegji, pëson dy gola për dy minuta (video) appeared first on Telesport.