Manchester City ka marrë fitoren e katërt rresht në Premier League, sot fitoi 0-3 në transfertën delikate ndaj Crystal Palace. Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të, ku Matheus Nunes kroson nga krahu i djathtë, Erling Haaland shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet me shfirat 0-1 për City-n.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 68-të me Phil Foden, i cili shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zone, pas asistit të Rayan Cherki. Në fund të kohës së rregullt, Erling Haaland shënoi goline dytë personal dhe të tretin për City-n, nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj fitoreje, Manchester City mban vendin e dytë me 34 pikë, dy pikë më pak se Arsenali kryesues. Crystal Palace mbetet në vendin e 5-të me 26 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Nottingham Forest fitoi 3-0 ndaj Tottenham me dopietën e Callum Hudson-Odoi, goli i dytë ishte spektakolar dhe golin e Ibrahim Sangare.
Sunderland fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle, falë autogolit me kokë të Nico Woltemade në portën e tij, në fillim të pjesës së dytë. Blerja më e shtrenjtë në historinë e Newcastle, për 90 milionë euro, shënoi një autogol fatal për ekipin e tij sot.
Spektakël i vërtetë në sfidën tjetër, West Ham-Aston Villa, ku ekipi i drejtuar nga Unai Emery përmbysi disavantazhin 2-1 dhe fitoi me shifrat 2-3, falë një autogoli dhe dy golave të Morgan Rogers në pjesën e dytë. Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Aston Villa-n, e cila tani renditet në vendin e tretë me 33 pikë.
The post Man. City nuk i ndahet Arsenalit, Aston Villa me ritëm të frikshëm. Sunderland fiton falë autogolit të 90 milionshit, Nottingham “spektakël” ndaj Tottenham (video) appeared first on Telesport.











