Man. City ka fituar 2-0 ndaj Napoli-t në “Etihad Stadium”. Napolitanët luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak. Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pamjet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n.
Kevin De Bruyne luajti vetëm për 26 minuta në këtë rikthim në “Etihad”, belgu u zëvendësua nga Antonio Conte, pasi ishte lojtari më i dobët në fushë deri në ato momente. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë, Erling Haaland zhbllokon shifrat në minutën e 56-të, pas asistit të bukur të Phil Foden. Në minutën e 65-të, Jeremy Doku dyfishon shifrat. Rezulati nuk ndryshon deri në fund, City fiton 2-0.
Eintracht Frankfurt fiton 5-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërsulm i shpejtë dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.
Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe dy herë të tjera me Burkardt 66′, goli i dytë për të dhe Knauff 75′.
The post Man. City nuk e diskuton Napoli-n, Galatasaray turpërohet në Gjermani (video) appeared first on Telesport.