Në vitin 2014, një nga lëvizjet më të bujshme të atij viti ishte transferimi rekord për atë kohë i James Rodriguez nga Monaco tek Real Madrid. Kolumbiani shkëlqeu në vitin e tij të parë me madrilenët, më pas filloi rënia.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Rodriguez zbulon një prapaskenë të bujshme të asaj kohe. “Ofertat erdhën nga Manchester City, PSG dhe Real Madridi, të gjitha menjëherë.
Dy klubet e para më ofruan më shumë para sesa Real Madrid. Në fund, ai që më bindi ishte presidenti, Florentino Perez, i cili më pyeti: ‘A do para apo lavdi?’ Dhe unë thashë: ‘Dua lavdi, Z. President.’ Dhe ai tha: ‘Epo, mbaroi atëherë’”, tha Rodriguez.
Pasi gjërat filluan të përkeqësohen te Real Madrid, karriera e Rodriguez mori një rrjedhë ndryshe nga ajo që pritej. Më pas erdhi huazimi te Bayern, ku as aty nuk shkëlqeu. Kolumbiani ndërroi shumë klube dhe kampionate, sot është pjesë e Minnesota në MLS, ku u transferua si lojtar i lirë gjatë merkatos së janarit.
The post “Man. City dhe PSG më ofruan më shumë para, por telefonata me Perez ndryshoi gjithçka dhe zgjodha Real Madridin” appeared first on Telesport.










