Man City dërgoi ofertën e parë zyrtare për Reijnders – Milani e refuzoi menjëherë

Milan ka refuzuar ofertën fillestare të Manchester Cityt për mesfushorin Tijjani Reijnders (26), por pritet një ofertë e re nga klubi anglez.

Mediat britanike  pretendojnë se Milan ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt prej 60 milionë eurosh.  Ata gjithashtu deklarojnë se pritet një ofertë e re, e cila duhet të arrijë në 70 milionë euro.  

Kontrata e Reijnders me Rossonerët është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, kështu që Milani mund të kërkojë një kompensim të lartë.  Mediat e ishullit vlerësojnë se italianët do të kërkojnë të paktën 90 milionë euro kompensim.  

Lojtari holandez mbërriti në “San Siro” në korrik 2023 nga AZ Alkmaar në një transferim me vlerë 20 milionë euro, dhe ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë pesë asistime në të gjitha garat këtë sezon.  

Në karrierën e tij, Reijnders ka luajtur edhe për RKC Waalwijk, PEC Zwolle dhe CSV ’28. Në kategoritë e të rinjve ka veshur fanellën e Twente, PEC Zwolle dhe WVF Zwolle.