Igor Thiago po përjeton padyshim sezonin e tij më të mirë në karrierë. Sulmuesi brazilian 24-vjeçar po shkëlqen te Brentford, ku ka shënuar 22 gola këtë sezon, 18 gola vetëm në Premier League, golashënuesi i dytë më i mirë pas Erling Hhaland.
Me formë fantastike që ka treguar këtë sezon, braziliani ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Ndaj, qëndrimi i tij te Brentford për sezonin e ardhshëm duket shumë i vështirë.
Mediet angleze bëjnë me dije se janë të paktën 3 klube të mëdha që e kanë në listën e tyre të merkatos sulmuesin brazilian: Manchester City, Chelsea dhe Bayern. Atkualisht vlera në treg e Igor Thiago është 50 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet akoma edhe më shumë në rasts e lojtari grumbullohet me Brazilin dhe shkëlqen në Botëror.
The post Man. City, Chelsea dhe Bayern në kërkim të sulmuesit brazilian. Pas Haaland, sulmuesi i dytë më i mirë në PL appeared first on Telesport.










