Man. City bën detyrën në shtëpi, dridhet Arsenal. Rihapet gara për titullin kampion (video)

Manchester City ka fituar 2-1 ndaj Newcastle, në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 27-të në Premier League. “Qytetarët” gjetën avantazhin në minutën e 14-të me Nico O’Reilly, 20-vjeçari shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Omar Marmoush.

Në minutën e 22-të, Newcastle barazoi shifrat me golin e Leëis Hall me një goditje të bukur nga distanca, që falë edhe devijimit përfundoi në rrjetë.

Kundërpërgjigjja e “Qytetarëve” ishte e menjëhershme dhe rigjetën sërish avantazhin me Nico O’Reilly, i cili këtë herë shënoi me kokë pas krosimit të Erling Haaland. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Man. City.

Pavarësisht rasteve dhe mundësive sidomos për vendasit në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Manchester City fiton 2-1 dhe tani gjendet vetëm dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Arsenal.

SHIKOGOLAT

The post Man. City bën detyrën në shtëpi, dridhet Arsenal. Rihapet gara për titullin kampion (video) appeared first on Telesport.