“Mamma mia!”, Kolo Muani për yllin e Juventus-it: Është magjik

Sulmuesi i Juventusit, Randal Kolo Muani, thotë se e sheh të ardhmen e tij në Torino.

Me huazimin e tij nga PSG të zgjatur deri në fund të Kupës së Botës për Klube, Kolo Muani pret një ofertë nga Juventus për ta bërë marrëveshjen të përhershme.

Megjithatë, është bërë e ditur se Chelsea tani është në kontakt me PSG-në dhe është e gatshme të bëjë një kundërofertë.

Nga ana e tij, Kolo Muani tha nga grumbullimi me Juventus-in në Kupën e Botës për Klube: “Nuk di asgjë për Chelsea-n, po përpiqem vetëm të përqendrohem në Kupën e Botës.

“Sapo të mbarojë turneu, do ta shohim, nëse do të varej vetëm nga unë, do të qëndroja këtu, jam shumë i lumtur në Juve, ndihem shumë mirë”.

Ndërkohë, Kolo Muani foli gjithashtu edhe për shokun e skuadrës Kenan Yildiz.

Ai tha: “Mamma mia, është shumë i mirë! Të luash me të është magji e pastër dhe e vëren veçanërisht në stërvitje: ai është vërtet në një kategori tjetër, një djalë i jashtëzakonshëm dhe është kënaqësi të jem në gjendje të ndaj fushën me të.

“Ai ka cilësitë për klubet më prestigjioze në botë, shpresoj që të fitojë trofe me këtë klub dhe individualisht”.

The post “Mamma mia!”, Kolo Muani për yllin e Juventus-it: Është magjik appeared first on Telesport.