Mallorca bën surprizën në transfertë, përmbysja nis me Vedat Muriqin (video)

Mallorca ka marrë një fitore të madhe në transfertë në “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Sevilla-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në La Liga. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të Ruben Vargas.

Përmbysja e madhe e Mallorca-s erdhi në 25 minutat e fundit. Ishte Vedat Muriqi që barazoi shifrat fillimisht me një gol të bukur në minutën e 67-të, pas asistit të marrë nga Jan Virgili. Në tetë ndeshje të luajtura këtë sezon, Vedat Muriqi ka shënuar 5 gola duke treguar një formë fantastike.

Më pas, Mallorca shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 72′ dhe 77′ me Mateo Joseph, duke fituar përfundimisht 1-3.

The post Mallorca bën surprizën në transfertë, përmbysja nis me Vedat Muriqin (video) appeared first on Telesport.