Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick

Përveç zgjidhjes së çështjes së regjistrimeve, një nga “atraksionet” kryesore të debutimit të La Liga-s këtë të shtunë (prej orës 19:30) është zbulimi i formacionit startues të Hansi Flick në Mallorca. Një formacion që mund të ngjajë shumë me atë të shikuar në “Trofeun Gamper” javën e kaluar, me disa ndryshime, si hyrja e Ferran Torres.

Porta – Joan García pritet të jetë i padiskutueshëm.

Mbrojtja – Mund të ketë surpriza. Eric García, titullar ndaj Comos me një performancë të mirë, mund të zëvendësojë Koundé, i cili sapo ka rinovuar kontratën. Megjithatë, vendimi mbetet te Flick, pasi francezi ishte lojtar kyç sezonin e kaluar. Araújo, Cubarsí dhe Baldé duket se janë të sigurt në mbrojtje.

Mesfusha – Frenkie de Jong dhe Pedri janë të padiskutueshëm. Në rolin e lidhësit mes mesfushës dhe sulmit, Fermín duket se ka avantazh ndaj Gavi dhe Olmo, bazuar në fjalët e Flick gjatë konferencës së shtypit, të shtunën. Trajneri gjerman nuk ishte i kënaqur me punën e Fermin në përgatitjet parasezonale, por mbeti shumë i lumtur nga ajo që dha në “Trofeun Gamper”, duke i lejuar mundësi për vazhdimësi.

Sulmi – Pa dyshim, do t’i besohet “tridentit” Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Raphinha. Pra, Rashford duhet të presë minuta, duke e nisur nga stoli.

The post Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick appeared first on Telesport.