Malishevë: Kundërvajtjet në trafik i kushtojnë me anulimin e patentë shoferit

Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka bërë anulimin e patentë shoferit ndaj një shoferi me inicialet H.B., 25 vjeç.

Sipas njoftimit policor, shoferi në fjalë, si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun rrugor, ka arritur numrin prej 18 pikëve negative brenda periudhës dyvjeçare.

Kështu, në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike për të gjitha kategoritë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim.