Sot u përkujtua 26-vjetori i masakrës së Burimit të Malishevës, ku u vranë 42 qytetarë të pafajshëm në vendin e quajtur “Vrella e Mëhillit”.
Viktimat ishin kryesisht banorë të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe katër qytetarë nga Komuna e Suharekës.
Kjo masakër mbetet ndër aktet më të rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe në komunën e Malishevës gjatë luftës së fundit
Në nderim të martirëve, sot u mbajtën homazhe dhe u bënë nderime në varrezat e të rënëve në Dragobil dhe në vendin e ngjarjes në Burim. Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me kabinetin qeveritar të komunës, kryesuesi i Kuvendit të Malishevës, Argjend Thaçi, komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, si dhe shumë qytetarë.