Maliqi: Pranimi i “gabimit teknik” nga kompania sllovene e delegjitimon votimin në Mitrovicë

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar procesin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut, i cili po evidenton parregullsi të shumta.

Ai ka bërë me dije se “gabimet teknike” që i ka pranuar edhe kompania sllovene e delegjitimon votimin në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Mitrovicë duhet rivotim.

“‘Gabimi teknik’ me fletëvotime, e pranon firma sllovene, delegjitomon votimin! Rivotim në Mitrovicë”, ka shkruar ai.