Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se kanë humbur jetën dy persona si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ndërsa nga 565 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, 59 raste kanë rezultuar pozitivë. Rastet ishin kryesisht nga Podgorica.
“Në mesin e pozitivëve ishte një mostër e një personi që ndërroi jetë dje dhe që dyshohej se vdiq si pasojë e koronavirusit”, njofton Instituti, përcjell albinfo.ch
Mali i Zi deri ka 680 raste aktive me COVID-19 .