Paolo Maldini është rikthyer të flasë. Në një intervistë për “Rai 3”, ish-kapiteni dhe drejtori teknik i Milanit ka kujtuar disa nga momentet më domethënëse të karrierës së tij: “Kur debutova, nuk mendoja se do të luaja. Nuk kisha marrë as këpucët e duhura me vete. Përpara meje ishin lojtarë më me përvojë. Kur më thanë të hyja në fushë, nuk mendova më për asgjë”.
Për marrëdhënien me babain, Cesare Maldini: “Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të, por nuk mund ta mohoj që në vitet e para më rëndonte disi trashëgimia e tij”.
Për Arrigo Sacchi: “Ndryshimet që përjetuam në aspektin fizik ishin shumë të vështira, por thelbësore për suksesin tonë”.
Maldini për Maradonën: “Nuk u ankua asnjëherë. Pas goditjes së pestë i thashë: Më fal, Diego”.
Duke folur për përballjet me legjendën argjentinase, Maldini shtoi: “Maradona nuk u ankua kurrë. Unë e konsideroj veten një lojtar të shpejtë me topin, por ai ishte edhe më shumë”.
Ai shtoi gjithashtu: “Sukseset kalojnë edhe përmes humbjeve. Në fund të fundit, jam një nga më të mundurit mes fitimtarëve më të mëdhenj. Kam pasur fatin të fitoj duke humbur shumë”.
Derbet më të vështira? “Të parët, sepse isha i bllokuar emocionalisht. E mbaj mend shumë mirë që pas ndeshjes i thoja vetes: nuk më pëlqeu si luajta. Nervozizmi im ishte shumë i lartë, ndaj bllokohesha emocionalisht. Ronaldo ishte impresionues”.
The post Maldini zbulon prapaskenat: Maradona nuk ankohej kurrë, i kërkova falje pas goditjes së pestë… appeared first on Telesport.