Pas sulmit të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, kundërpërgjigjja iraniane goditi disa vende të Lindjes së Mesme, mes tyre edhe Katarin, ku punojnë shumë italianë, përfshirë ish-trajnerin e Italisë, Roberto Mancini.
Tekniku i Al Sadd tregoi për “Tg1” momentet e frikës: “Filloi alarmi në telefon, me shkrime në arabisht. Që nga mëngjesi erdhën pesë ose gjashtë njoftime dhe pak më pas dëgjuam shpërthimet. Ishim në meshë kur erdhën alarmet, na kërkonin të ktheheshim menjëherë në shtëpi dhe të qëndronim aty”.
Në stafin e tij janë edhe italianë si Massimo Maccarone dhe Christian Lattanzio. Mancini publikoi në Instagram video të shpërthimeve që dëgjoi disa kilometra larg shtëpisë së tij në Doha.
Në një qytet që u boshatis papritur, trajneri qëndron në shtëpi dhe shpreson normalizim: “Nëna më telefonoi e shqetësuar, por i thashë të rrinte e qetë. Kishim parë shenja tensioni në lajme, shpresojmë që diplomacia të fitojë”.

The post Makthi i Mancinit në Doha: “Alarmet arabisht në telefon, pastaj zhurma e shpë*thimeve…” appeared first on Telesport.










