Gjithnjë e më shumë të automatizuara dhe robotike, makinat e së ardhmes, në vend të mjeteve të thjeshta të transportit, do të bëhen pak a shumë si një shtëpi e dytë, një vend për t’u çlodhur ose për të punuar, ndërsa vetura dhe shoferi do të bëhen thjesht udhëtarë, sipas idesë së studiuesve të institutit ”Fraunhofer” të inxhinierisë industriale, të cilët po punojnë për realizimin e këtij prototipi.
Me automjetet që marrin vetë kthesat, përshpejtojnë dhe frenojnë në autonomi totale, shoferi do të ketë kohë për të admiruar mjedisin ose për të parë një film.
Ai do të ndihet si në zyrë apo sallon.
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale përdoren gjithashtu për të përmirësuar sigurinë e makinave, dhe në veçanti testet e përplasjes, të bëra deri tani me manekinë.
Për t’i bërë ato më efikase, po përdoren modele virtuale të trupit njerëzor, të cilat simulojnë sjelljen mbrojtëse që një person ka para aksidentit, të tilla si ngurtësimi i muskujve dhe kapja e timonit./atsh