“Majmun, majmun…”; Vinicius pas fyerjeve të Prestiannit: Racistët janë mbi të gjitha frikacakë

Vinicius Júnior reagoi publikisht një orë pas ndeshjes, duke publikuar një mesazh në Instagram kundër fyerjeve raciste të denoncuara në “Da Luz”. “Racistët janë, mbi të gjitha, frikacakë. Kanë nevojë të mbulojnë gojën me fanellë për të treguar sa të dobët janë”, – shkroi sulmuesi, duke iu referuar pamjeve ku Prestianni mbulonte gojën para se ai të shkonte tek arbitri.

Braziliani kritikoi edhe ata që duhet të ndërhyjnë: “Kanë pranë mbrojtjen e të tjerëve që teorikisht kanë detyrimin të ndëshkojnë”. Një mesazh që u interpretua si kritikë ndaj UEFA-s dhe arbitrimit. Ai shtoi se protokolli antiracizëm “ishte i zbatuar keq dhe nuk shërbeu për asgjë”.

Vinicius komentoi edhe kartonin e verdhë: “Mora karton për festimin e golit, ende pa e kuptuar pse”. Në fund theksoi: “Nuk më pëlqen të jem protagonist në këto situata, sidomos pas një fitoreje të madhe, por është e nevojshme”.

Comunicado de Vinicius.

The post “Majmun, majmun…”; Vinicius pas fyerjeve të Prestiannit: Racistët janë mbi të gjitha frikacakë appeared first on Telesport.