Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë vlerësuar për herë të dytë sportistët më të mirë të vitit.
Këtë përzgjedhje të xhudistes dhe të karateistit e ka bërë institucioni më i lartë sportiv në vend – Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili sonte e mbajti ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit që e kemi lënë pas.
Medalja e artë që e ka fituar në Kampionatin Evropian të Xhudos ka bërë që Majlinda Kelmendi të shpallet më e mira në Kosovë në konkurrencën e femrave.
Kurse , vendi i pestë në Kampionatin Evropian të Karatesë ka bërë që Herolind Nishevci të bëhet “mbret” i konkurrencës së meshkujve.
Majlinda dhe Herolindi ishin shpallur më të mirët në Kosovë edhe për vitin 2016. Këto çmime për Majlindën dhe për Herolindin nënkuptojnë motiv shtesë në rrugëtimin e tyre drejt olimpiadës së radhës “Kina 2020”.
Në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit 2017 kanë dominuar sportistët nga xhudoja. Andaj, më meritori në sukseset e mëdha të këtij sporti pa dyshim që është Driton Kuka, i cili për të dytin vit radhazi e fiton epitetin e trajnerit më të mirë në vendin tonë.