Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Me këtë rast Majko e ka vlerësuar lartë këtë akt të Haradinajt.
Ai theksoi se dorëheqja e Ramushit është një akt që i bën nder Kosovës.
Shkrimi i Plotë i Pandeli Majkos:
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti.
Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.