Maignan: “Titulli? Për ëndrra është ende herët”. Leao: “Nuk fitohet me talent individual”

Mike Maignan, protagonist i madh në fitoren e Milanit ndaj Romës me penalltinë e pritur ndaj Dybala, foli për DAZN: “Fitorja vlen mbi gjithçka. Janë tri pikë të rëndësishme, si çdo pikë tjetër që duhet kërkuar. Që nga fillimi i sezonit po luftojmë çdo sekondë. Duke luajtur kështu, si ekip, mund të arrijmë vetëm rezultate pozitive”.

Sa iu përket objektivave: “Për ëndrra është shumë herët, jemi në nëntor. Duhet të jemi të bashkuar dhe të luajmë ndeshje pas ndeshjeje me mendjen në vend. Kemi synime të mëdha, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”. Për penalltinë: “Ishte moment vendimtar. Kisha besim, edhe shokët kishin besim tek unë. Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën”.

Rafa Leao ndau të njëjtin mendim: “Punoj për skuadrën, këto ndeshje janë shumë të vështira. Nuk fitohet me talent individual. Jemi krenarë për fitoren dhe renditjen. Roli im i ri? Jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, rëndësi kanë pikët”.

The post Maignan: “Titulli? Për ëndrra është ende herët”. Leao: “Nuk fitohet me talent individual” appeared first on Telesport.