Maignan, portieri më vendimtar i Serie A. E tregojnë shifrat e deritanishme

Statistikat e shpallin Mike Maignan portierin më vendimtar të Serie A. Siç thekson “Opta”, me 16 gola të pësuar në 20 javë kampionati përballë 23.7 “expected goals”, portieri francez ka shmangur 7.7 gola që, në kushte normale, do të kishin përfunduar në rrjetë.

Është një diferencë shumë e madhe, që flet për pritje vendimtare, reflekse jashtë normales dhe aftësi të vazhdueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjeve.

Treguesi “expected goals on target conceded” është e dhënë që mat probabilitetin që një goditje të kthehet në gol, bazuar në cilësinë e goditjeve në portë të pranuara, pozicionin e gjuajtjes, fuqinë, këndin dhe vendin ku topi drejtohet brenda kuadratit të portës.

The post Maignan, portieri më vendimtar i Serie A. E tregojnë shifrat e deritanishme appeared first on Telesport.