Pas barazimit në “Olimpico”, MVP i ndeshjes Roma–Milan, Mike Maignan, shprehu zhgënjimin e tij: “Kishim ardhur këtu për të fituar, donim tri pikët. Gjetëm një kundërshtar të fortë dhe të vështirë për t’u përballur në shtëpinë e vet. Në pjesën e dytë patëm rastin të shënonim dhe e bëmë, më vjen keq për penalltinë”.
Portieri kuqezi kundërshtoi vendimin për penalltinë e dhënë për prekje me dorë të Bartesaghi: “Çfarë mund të bëjë Bartesaghi, t’ia presim krahun?” Maignan shtoi se arbitri mund të kishte akorduar edhe një tjetër penallti: “Mund të fishkëllente edhe të dytën për Pulisic”.
The post Maignan për penalltinë: Çfarë mund të bëjë Bartesaghi? T’ia presim krahun? appeared first on Telesport.










