Milani po vëzhgon situatën në portë. Klubi kuqezi po kërkon përforcime për merkaton e janarit, me emra si Fullkrug dhe Disasi në listë, por njëkohësisht po shqyrton edhe çështjen e lojtarëve me kontrata që skadojnë në qershor.
Mes tyre është edhe Mike Maignan, i cili mund të largohet me parametër zero. Për të mos u gjetur i papërgatitur, Milani po studion alternativa dhe, sipas “Tuttosport”, një nga emrat e mundshëm është Berke Özer i Lille.
Në tetor, portieri turk u përfshi në polemika pasi u largua pa leje nga grumbullimi i kombëtares. Për rastin foli edhe trajneri Vincenzo Montella: “Për mua ishte një zhgënjim shumë i madh, këtu askush nuk e ka vendin e garantuar”. Montella sqaroi se Özer ishte aktivizuar edhe më parë dhe se vendimet e stafit nuk ishin ndikuar nga zgjedhjet personale të lojtarit.
The post Maignan mund të largohet falas, si zëvendësues piketohet portieri “problematik” turk appeared first on Telesport.













