Maguire: United ka cilësitë për të mundur ekipet e mëdha, duhet besim te vetja

Dy fitoret e fundit në Premier League, në derbin ndaj Manchester City dhe Arsenal, kanë karikuar mjaft skuadrën e Manchester United. “Djajtë e kuq” përgatiten për sfidën e së dielës ndaj Fulham në fushën e tyre.

Një nga lojtarët që ka spikatur dhe po gjen minuta është mbrojtësi veteran Harry Maguire, që nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick po luan më shumë.

Tifozët e meritojnë. Kanë qenë disa vite të vështira për ta dhe rezultate si ato të City e Arsenal janë ato që meritojnë”, tha Maguire.

Më tej, mbrojtësi anglez sfidon të gjithë: “Mendoj se ne kemi cilësi që mund të dëmtojnë ekipet e mëdha. Këtë gjë e kemi bërë edhe në ndeshjet e fundit, ndaj duhet të kemi besim të vetja”.

The post Maguire: United ka cilësitë për të mundur ekipet e mëdha, duhet besim te vetja appeared first on Telesport.