Maguire “hap krahun”, gati transferimi në Ligën Saudite, e kërkojnë dy klube “big”

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Harry Maguire te Manchester United. Kontrata e mbrojtësit anglez me “djajtë e kuq” skadon qershorin e ardhshëm.

Aktualisht, duket se mes palëve nuk ka negociata për ta zgjatur atë. Disa klube në Ligën Profesionale Saudite thuhet se janë të interesuara për Maguire.

Ekipet e Al-Nassr dhe Al-Ettifaq aktualisht janë dy më të interesuarat për të nënshkruar me mbrojtësin 32-vjeçar anglez si një transferim i lirë.

Maguire luan me Manchester United që prej vitit 2019 dhe në 252 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola. Edhe pse shpesh është lënë në stol sezonet e fundit, me trajnerin Amorim ai luan titular.

The post Maguire “hap krahun”, gati transferimi në Ligën Saudite, e kërkojnë dy klube “big” appeared first on Telesport.