Harry Maguire është gjithnjë e më pranë rinovimit me Manchester United. Mbrojtësi anglez, me kontratë që skadon në fund të qershorit dhe pagë rreth 180 mijë sterlina në javë, mund ta zgjasë qëndrimin në “Old Trafford” përtej kësaj vere.
Që nga janari ai është i lirë të negociojë me klube jashtë Anglisë. Interesimet nuk munguan, mes tyre Milani dhe Al Qadsiah nga “Saudi Pro League”. Megjithatë, dëshira e qendërmbrojtësit është e qartë; të vazhdojë me “Djajtë e Kuq”.
Ndryshe nga Casemiro, gjithashtu me kontratë në skadencë, por drejt largimit, për Maguire parashikohet marrëveshje e re, edhe falë ringritjes së tij javët e fundit. Vendimtar ka qenë ardhja e Michael Carrick në stol, i cili e riktheu në qendër të projektit teknik. Pas humbjes së shiritit të kapitenit dhe sezoneve të vështira, ai ka rifituar besimin dhe vendin e titullarit.
Klubi pritet të paraqesë ofertë së shpejti, për të gjetur akordin mbi pagën dhe kohëzgjatjen. Për 33-vjeçarin do të ishte konfirmimi i një rilindjeje te Manchester United, raporton “Daily Mail”.
The post Maguire drejt rinovimit, Manchester United ka gati ofertën. Milani e kërkoi në janar appeared first on Telesport.










