Maguire: Besojmë se ky do të jetë një fillim i ri në historinë e Manchester United

Harry Maguire beson se Manchester United do të ketë një fillim të ri në historinë e tij ndërsa “djajtë e kuq” përgatiten për të hyrë në një sezon plot shpresë, duke kërkuar të harrojnë 12 muajt e fundit, më të tmerrshmit.

Ndjej sikur është pothuajse një fillim i ri dhe shpresoj që ky fillim të jetë një fillim i mirë“, tha Harry Maguire për mediat. Mbrojtësi beson se afrimet e Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko do ta ndihmojnë skuadrën.

Djemtë po punojnë shumë dhe është një atmosferë e shkëlqyer në klub. Ne duam të jemi të suksesshëm, po bëjmë gjithçka që mundemi për të qenë të suksesshëm“, shtoi më tej mbrojtësi anglez.

Ndonjëherë e dimë se nuk ka qenë mjaftueshëm mirë për një periudhë të shkurtër dhe nuk u kemi dhënë aq shumë tifozëve tanë”, deklaroi Harry Maguire.

The post Maguire: Besojmë se ky do të jetë një fillim i ri në historinë e Manchester United appeared first on Telesport.