Kjo është shfaqje, jo provokim. Pamjet që po bëjnë namin në rrjetet sociale nuk vijnë nga një stadium europian, por nga zonat e Kasi Flava në Afrikën e Jugut, aty ku futbolli nuk është thjesht sport, por kulturë, art dhe krenari komunitare.
Kjo video “virale” tregon një ndeshje midis Mudagasi dhe Jukulyn, ku futbollistët, me numrin 10 dhe 9 në veçanti, shfaqin repertor magjik me topin, pa asnjë pengesë nga kundërshtarët, që i shikojnë me respekt dhe admirim.
𝐊𝐚𝐬𝐢 𝐅𝐥𝐚𝐯𝐚 𝐫𝐞𝐦𝐚𝐢𝐧𝐬 𝐮𝐧𝐦𝐚𝐭𝐜𝐡𝐞𝐝 🔥
Mudagasi brought out ALL the tricks and then wrapped it up with a well-taken goal to win the match.#SSDiski | #eKasiChampOfChamps pic.twitter.com/Qk2lsLhPQD
— SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 20, 2025
Driblime të çmendura, finte artistike, pasime me thembër e gjoks… Dy minuta që duken si një film i edituar, por janë krejtësisht reale. Dhe më pas, si në një skenar të shkruar me kujdes: asist i gjatë perfekt dhe gol vendimtar në minutën e 90-të.
Në fakt, më i paparë është arbitri. Në kohën shtesë, ai kontrollon topin me gjoks, e zbut me klas, vallëzon për pak sekonda dhe pastaj mbyll ndeshjen. Spektakël mbi spektaklin.
Po çfarë është Kasi Flava? Një institucion kulturor në township-et e Afrikës së Jugut, aty ku futbolli nuk luhet për pikë, por për shpirtin e lojës. Kasi Flava përfaqëson një stil futbolli të lirë, artistik dhe emocional, që lindi në lagjet e izoluara gjatë apartheid-it, si mënyrë për të ruajtur identitetin dhe kreativitetin.
Vintage Bafana Mosia 🕺
Everyone wants to dish out the Kasi Flava at #eKasiChampOfChamps, even the refeere too 🤣#SSDiski pic.twitter.com/c0jnAEzX2D
— SuperSport Football ⚽️ (@SSFootball) July 21, 2025
Ndeshjet janë amatore, por transmetohen “live” në TV. Për vendasit, si pjesë e shpirtit të përbashkët, çdo driblim është një deklaratë e tillë: “Ja kush jemi ne. Dhe shikoni sa bukur mund të luajmë”.
Në epokën ku gjithçka është efikasitet dhe taktika, Kasi Flava të kujton pse e dashurojmë futbollin në radhë të parë: për emocionin, artin dhe lidhjen me rrënjët.
The post Magji me topin, jo arrogancë: Spektakël i pastër në fushë, edhe arbitri “driblon” (video) appeared first on Telesport.