“Magjepsesh kur dëgjon trajnerin Pep Guardiola të flasë në dhomat e zhveshjes”

Ka vetëm dy muaj që ndodhet në Manchester dhe që tani portieri italian Gigio Donnarumma flet me superlativa për trajnerin spanjoll Pep Guardiola. I ardhur në momentet e fundit të merkatos, portieri 26-vjeçar zbulon emocionet e reja pas transferimit te City.

Duke folur për Guardiola, ai tha: “Kur e dëgjon kur flet në dhomat e zhveshjes, magjepsesh. Dhe jo vetëm aty por edhe në stërvitje. E imagjinova kështu, por realiteti është edhe më i mirë nga sa prisja”.

Shpresoj të qëndroj në Manchester City sa më gjatë të jetë e mundur, për të pasur një përvojë vërtet unike. Këtu ndihem mirë. Guardiola më kërkoi me ngulm dhe shpresoj t’ia shpërblej mbështetjen”, tha Donnarumma, që menjëherë është bërë protagonist me “citizens”.

The post “Magjepsesh kur dëgjon trajnerin Pep Guardiola të flasë në dhomat e zhveshjes” appeared first on Telesport.