Maduro dhe bashkëshortja e tij do të paraqiten në gjykatë të hënën

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të paraqiten të hënën në gjykatën federale në Manhattan, sipas një zëdhënësi të gjykatës, raporton CBS News.

Seanca është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale (17:00 GMT), thotë zëdhënësi.

Kujtojmë se SHBA-të kanë kryer një operacion të madh ushtarak në Venezuelë , me presidentin Donald Trump që konfirmoi se homologu i tij, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën dhe u larguan me aeroplan nga vendi.

Gjatë operacionit , shpërthime u dëgjuan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, dhe në zona të tjera, duke treguar se forcat amerikane kryen sulme ndaj objektivave kyçe.

Misioni u krye nga Delta Force, njësia kryesore e misioneve speciale të ushtrisë amerikane.