Macron: Plani iz*raelit për zgjerim në Ga*za “katastrofë e paparë”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron komentoi njoftimin e Izraelit për zgjerimin e operacioneve të tij ushtarake në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi, duke e quajtur atë “një katastrofë të parashikuar me rëndësi të paparë”.

“Njoftimi i kabinetit izraelit për zgjerim të operacioneve të tij në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe riokupim nga Izraeli përbën katastrofë me rëndësi të paparë dhe nxitim të menjëhershëm drejt një lufte të përhershme”, tha Macron për transmetuesin francez të lajmeve BFMTV.

“Pengjet izraelite dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Macron përsëriti thirrjen e tij për një ndalim të menjëhershëm dhe të përhershëm të luftimeve. “Ne duhet ta përfundojmë këtë luftë tani me një armëpushim të përhershëm”, tha ai.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale ushtarake në Gaza që nga tetori 2023, duke vrarë më shumë se 61 mijë palestinezë, pothuajse gjysma e tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me urinë.

Pavarësisht shqetësimeve në rritje ndërkombëtare lidhur me përshkallëzimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër palestinezëve, Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi të premten planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të zgjeruar operacionet ushtarake dhe për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjND) lëshoi urdhër-arreste për Kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), në vendimin e saj të përkohshëm për Gazën vitin e kaluar, tha se është “e besueshme” që veprimet e Izraelit mund të përbëjnë gjenocid. Gjykata lëshoi masa të përkohshme, duke kërkuar që qeveria izraelite të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojë që ndihma dhe shërbimet të arrijnë te palestinezët nën rrethim në Gaza./trt

The post Macron: Plani iz*raelit për zgjerim në Ga*za “katastrofë e paparë” appeared first on Kosovapost.net.