Macron i shqetësuar: Su*lmet izraelite po zhvendosen te objekte që s’kanë lidhje me programin bërthamor të Iranit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësime se sulmet izraelite po “po synojnë gjithnjë e më shumë vende që nuk lidhen me programet bërthamore dhe balistike të Iranit”, duke çuar në “një numër në rritje të viktimave civile”.

Lajmi vjenvetëm pak minuta para se policia e Iranit të njoftonte se ndërtesat e komandës qendrore ishin goditur nga një sulm izraelit.

Macron gjithashtu i kërkoi ministrit të tij të jashtëm të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të negociuar një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit, raporton Associated Press, duke cituar një deklaratë që zyra e presidentit lëshoi pas një ‘takimi krize’ në Paris.

The post Macron i shqetësuar: Su*lmet izraelite po zhvendosen te objekte që s’kanë lidhje me programin bërthamor të Iranit appeared first on Kosovapost.net.