Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të dhunës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve, duke e cilësuar atë të papranueshme.
“E dënoj dhunën shtetërore që godet pa dallim gratë dhe burrat iranianë, të cilët me guxim kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre. Respekti për liritë themelore është një kërkesë universale dhe ne qëndrojmë në krah të atyre që i mbrojnë ato”, ka shkruar Macron në rrjetin social X.
Ndërkohë, kritika të forta ndaj Teheranit kanë ardhur edhe nga Evropa. Presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione shtesë ndaj Iranit, për shkak të mënyrës se si autoritetet kanë reaguar ndaj protestave.
Je condamne la violence d’État qui frappe aveuglément les Iraniennes et les Iraniens qui réclament avec courage le respect de leurs droits.
Le respect des libertés fondamentales est une exigence universelle et nous sommes aux côtés de celles et ceux qui les défendent.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) January 12, 2026










