Mac Allister për Diogo Jota: Na shikon nga lart, e patë që Frimpong shënoi në minutën e 20-të…

Mesfushori i Liverpool-it, Alexis Mac Allister, ka publikuar një letër në “The Players’ Tribune”, ku ka nënvizuar disa momente të karrierës së tij. Në rrjedhën e mendimeve nuk mungoi as dedikimi për shokun e tij të skuadrës, që ndërroi jetë pak kohë më parë, Diogo Jota, i cili humbi jetën në aksident automobilistik bashkë me vëllain, edhe ai futbollist, më 3 korrik 2025.

Kjo është ajo që shkruan Mac Allister: “Ende nuk arrij ta kuptoj si mund të na ketë lënë kaq herët. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me të, por këtë vit ishte edhe më e veçantë. Ka qenë gjithmonë një person shumë pragmatik, i lidhur fort me familjen, nuk ka tentuar kurrë të shtirej se ishte diçka që nuk ishte. Një ditë vinte dhe të jepte përqafimin e jetës, ditën tjetër as nuk të përshëndeste”.

Më tej, argjentinasi vë në dukje atë që e interpreton si shenjë nga lart: “I pëlqente të bënte shaka me mua, gjithmonë e gjenim një mënyrë për këtë, qoftë në debatet për Messin dhe Cristiano Ronaldon, qoftë thjesht duke luajtur letra. Do ta kujtoj gjithmonë me buzëqeshje. E di që me atë buzëqeshjen e tij karakteristike do të na mbështesë nga lart. Nëse nuk e besoni, mjafton të shihni minutën kur Frimpong shënoi në ‘Community Shield’. Ishte minuta e 20-të, këto janë shenja…

Dua ta shfrytëzoj rastin për t’i dërguar përshëndetjet e mia më të sinqerta familjes së tij, të cilën nuk duhet ta harrojmë kurrë. Familjarët vuajnë më shumë nga kjo humbje tragjike e tij dhe e vëllait, André. Për të gjithë ata shkojnë respekti dhe dashuria ime”.

The post Mac Allister për Diogo Jota: Na shikon nga lart, e patë që Frimpong shënoi në minutën e 20-të… appeared first on Telesport.