Mbrojtja e titullit në Premier League nuk është më një objektiv për Liverpool. Këtë gjë e konfirmoi mesfushori i kampionëve në fuqi Alexis Mac Allister, njeriu që i dha fitoren “reds” në ndeshjen e fundit në kampionat, me një gol në minutat shtesë.
“Titulli është i vështirë këtë sezon, por mendoj se po ndërtojmë diçka të bukur për të ardhmen. Ky është vetëm fillimi i diçkaje të madhe“, tha argjentinasi, kampion botë në fuqi me kombëtaren e vendit të tij.
“Vjet nuk mendoja se do ta fitonim Ligën kaq lehtë, sepse jemi në një proces që sapo ka filluar. Për shumë njerëz, ka qenë një ndryshim i madh. Trajneri dhe ekipi e dinë se mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe shpresoj se ky është fillimi i diçkaje të madhe”, tha më tej Mac Allister.
Ai është në vitin e tij të dytë në Liverpool dhe ka shënuar pesë gola në Ligë, përfshirë atë në fitoren 5-1 kundër Tottenham një vit më parë, i cili i siguroi titullin: “Goli kundër Tottenham është goli më i rëndësishëm i karrierës sime. Nuk e di nëse është më i miri që kam shënuar ndonjëherë, por është padyshim më i rëndësishmi”.
“Jam i lumtur me sezonin që kam pasur. Mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime dhe mund të tregoj se çfarë mund të bëj në këtë klub të shkëlqyer. Por gjithmonë kam thënë se varem shumë nga skuadra ime. Këtu kam takuar lojtarë që më kanë ndihmuar shumë me lojën time“, tha Alexis Mac Allister.
The post Mac Allister: Mbrojtja e titullit tashmë e pamundur, po ndërtojmë diçka të bukur për të ardhmen appeared first on Telesport.










