Mesfushori i Liverpool, Alexis MacAllister, në një intervistë për “Sky Sports”, tregon se çfarë ka shkuar keq me mbrojtjen e titullit këtë sezon. Për argjentinasin, ky sezon mund të jetë sërish një sukses i madh nëse ata mund ta fitojnë Champions League.
“Nuk ka shumë shanse që Liverpool ta ruajë titullin. Nuk dua ta them, por është mjaft e qartë. Arsenal është në një moment vërtet të mirë, Manchester City është mjaft afër, por ne nuk jemi afër për sa i përket performancave ose rezultateve”, tha Mac Allister.
“Më dhemb sepse ky duhet të jetë një moment kur ne po e shijojmë Premier League, të cilën e fituam dhe duhet të jemi në një vend shumë më të mirë se sa jemi. Ndaj, nuk e shoh veten të bëhemi përsëri kampionë”, shtoi argjentinas.
Duke folur për atë që ka ndryshuar këtë sezon, ai shtoi: “Shumë gjëra ndryshuan, lojtarë të rinj erdhën për të zëvendësuar ata që u larguan. Ne ndryshuam shumë gjëra, por unë preferoj ta mbaj për vete.”
“Është mjaft e qartë që kemi lojtarë të mrekullueshëm, ka të bëjë vetëm me bërjen një ekip, kjo është ajo që na duhet. Ndiej se të gjithë duhet të përmirësohemi dhe të mendojmë si të bëhemi një ekip më i mirë dhe kjo do të na ndihmojë dhe do të rrisë nivelin tonë”, tha Mac Allister.
“Për mua është mjaft e qartë, por për sa i përket objektivave. Champions League është aty dhe ne patjetër do të luftojmë për atë sepse do të ishte një shpërblim shumë i mirë. Edhe FA Cup, e cila është një kupë vërtet e rëndësishme për ekipet angleze. Kur luan për Liverpool, gjithmonë duhet të luftosh për gjithçka”, tha mesfushori.
The post Mac Allister: Liverpool s’ka shanse të fitojë sërish Premier, por do të luftojë për Champions League appeared first on Telesport.










