‘Ma e rëndësishme Albulena Haxhiu a Kosova’: Musliu merr fjalën, flet edhe pasi Dehari ia ndali mikrofonin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive, duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Fillimisht, ajo deklaroi:

“Kërkoj në emër të PDK-së që ky Kuvend e kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.

Më pas, me kërkesë të kryesuesit, Avni Dehari asaj iu ndal mikrofoni.

Megjithatë, deputetja vazhdoi të flasë para kolegëve, duke pyetur se a është më e rëndëishme Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës.

“A ma e rëndëishme Albulena Haxhiu a Republika e Kosovës…Po e ndalni fjalën e lirë…” – tha ajo, transmeton Nacionale.