Rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 17 tetorit duket se i ka mobilizuar pak më shumë për raundin e dytë të 14 nëntorit.
Kjo pasi dega e këtij subjekti politik në Zvicër ka organizuar fluturime për në Kosovë për vikendin e balotazhit.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër organizon fluturime për fundjavën e balotazhit të 14 nëntorit në Kosovë.”, thotë postimi i LVV-së.
Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në Kosovë nga tre partitë e mëdha dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas analistëve, rënia e madhe në vota e LVV-së reflekton në një zbehje të përkrahjes dhe nuk ka të bëjë vetëm me dallimin e zgjedhjeve parlametare me ato lokale.