Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë telefonuar qytetarët për t’ju siguruar transport në mënyrë që të shkojnë të votojnë.
E Klan Kosova ka telefonuar në numrin që e ka siguruar.
Gazetari i bie numrit dhe i thotë personit që lajmërohet në anën tjetër të receptorit se është banor i Kçiqit ndërsa i duhet të shkojë në shkollën “Frang Bardhi” në Mitrovicë për të votuar.
Zonja në anën tjetër të receptorit i thotë se do t’jua sigurojë transportin.
Kujtojmë se një gjë e tillë nuk është e lejuar me ligj.