Opinionistja Besa Luzha ka rikthyer edhe njëherë temën dhe diskutimin në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit.
Luzha e ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, e përmendi një deklaratë që pati dhënë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në lidhje me këtë çështje.
“Modalitetet ka mundësi me shku në Gjykatën Kushtetuese, çështja e arbitrazhit. Edhe zotëri Liburn Aliu ka thënë se jep dorëheqje kur bëhet vendimi për pronat e Manastirit, ka qenë publikisht edhe sot u regjistrua prona”, u shpreh Luzha.
“Kritika është e gabuar okej këta e përdorin, për shkak që është e gabuar nuk po merr përkrahje nga qytetarët as nuk po ju doket interesant”, u shpreh Luzha.