Lutfi Haziri: Vit i humbur e i lig për Kosovën, vendi po shkon në zgjedhje për herë të katërt

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas situatës së krijuar në institucionet e vendit, duke e cilësuar vitin aktual si “vit të humbur dhe të lig” për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale: pa Qeveri funksionale, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror të Shtetit dhe, siç thekson, shumë shpejt edhe pa Buxhet.

Sipas Hazirit, vendimet dhe detyrimet që vijnë nga Gjykata Kushtetuese e dërgojnë Kosovën përsëri në zgjedhje — për të katërtën herë brenda këtij viti. Këtë herë, ai nënvizon se qytetarët duhet të jenë ata që vendosin qartë drejtimin e vendit.

Haziri ironizon se i vetmi sektor ku “Republika po funksionon” është reprezentacioni i futbollit të Kosovës, i cili sipas tij po i mban qytetarët me shpresë në këtë situatë të mbylljesh dhe bllokadash institucionale.