Lutfi Haziri: Takimi i Osmanit me liderët politik pa rezultat, nuk pritet zhbllokim në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi për “Front Online” se takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët politik nuk ka prodhuar rezultat konkret, dhe sipas tij, nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës në seancën e nesërme të Kuvendit.

Haziri ka lënë hapësirë për zhvillime të mundshme në orët e fundit nga LVV-ja.

“Me vet faktin që s’ka pas rezultat dje nga takimi përveç që janë takuar nuk pritet të ketë zhbllokim të situatës të shtunën. Nata është e gjatë që mund me mbërri partia e parë marrëveshje politike në mënyrë që me implementu rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Haziri.